GeezerVisonThe World Wide Web, restored to 800 pixels of glory. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Home|About|Gaming cabinet|Archives|How it works|Starter sites | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
GeezerVison is showing sq.wikipedia.org — T7 - Wikipedia
Televizioni 7 ose shkurt T7 (gjithashtu edhe si TE 7)[1] është një kanal televiziv privat kabllor në Kosovë, pjesë e grupit MediaWorks, themeluar nga Berat Buzhala dhe Leonard Kerquki. T7 u themelua më 16 mars 2018 që të shërbejë si motër e mediumit online, Gazetës Express. Në vitin 2021, Berat Buzhala përcolli projekte të tjera dhe la T7-tën, ndërkohë u ble nga kompania shqiptare ABC Management (që drejton ABC News) me Kerqukin duke marrë përsipër rolin e drejtorit gjeneral dhe Klodjan Allajbeun si pronar.[2] Historiku
ThemelimiPara themelimit të T7, Gazeta Express po prodhonte një numër modest të emisioneve televizive që po transmetoheshin në televizione të tjera dhe në YouTube (emisione si Komiteti, Zona Express, Express Rozë dhe MeShukin). Në webfaqen e Gazetës, këto emisione ishin kategorizuar nën emrin "ETV". Ideja pati rrënjët në sugjerimet e lexuesve dhe shoqërisë së kreut të gazetës. Mundësia e një televizioni u vendos përfundimisht dhe u diskutua në një bisedë mes Berat Buzhalës dhe Leonard Kerqukit në Ulqin në korrik 2017. Fillimisht u propozua emri "ExpressTV" dhe një skemë programore që përfshiu emisionet ekzistuese të Gazetës Express. Emri u ndryshua gjatë një bisede mes kokave të Express-it dhe Orhan Kerkezit. Një person i panjohur e dha idenë për emrin "T7" (personi nuk u emërtua nga televizioni për shkak se "rëndom këto debate mund të shpien konflikt fizik në mes atyre që kanë qenë të pranishëm").[3] Pas vendosjes së emrit, më 3 nëntor 2017 u postua një artikull në Gazetën Express duke kërkuar për punëtorë.[4] Afro 500 kandidatë u shqyrtuan gjatë 2 javëve të intervistave, dhe pasuan disa muaj të parapërgatitjeve.[5] Hapja e televizionit u shënua me një gala mbrëmje më 16 mars 2018 në ora 22:30[6], nën praninë e shumë figurave publike.[7][8][9] Emisioni i parë që u transmetua ishte DPT me Fidanin i drejtuar nga Fidan Jupolli -- ku mysafirë ishin vetë themeluesit e televizionit.[10] ProgramiProdhimet vetanake
Shih poashtu
Referime
Lidhje të jashtme | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| You are visitor 01402503 — GeezerVison does not store the pages you look up. Best viewed with Netscape Navigator 4.7 or Internet Explorer 6 at 800×600. No cookies required. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||